Vodhi një javë rresht pije alkoolike dhe shampo, ja çfarë ndodhi me hajdutin e supermarketeve

Jul 31, 2018 | 19:16
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 1 vit burg një 19-vjeçar, i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje në të njëjtin supermarket. Bëhet fjalë për të riun me inicialet M.M..

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Pasi kishte një javë që vidhte në të njëjtin market, menaxheri i marketit arriti që ta kapte vetë hajdutin së bashku me rojën e sigurisë. Në vjedhjen e fundit, M.M. u kap me dy pako çëmçakëza.

Sipas hetimeve, M.M. kishte disa ditë që shkonte në marketin në fjalë nga ora 8 deri në 10 të mëngjesit, duke vjedhur artikuj të ndryshëm. Këta artikuj, që më së shumti ishin pije alkoolike, ai i fshihte në brendësi të pantallonave. Kjo gjë ka vazhduar për disa ditë rresht dhe është fiksuar nga kamerat e instaluara në market.

Pas identifikimit nëpërmjet kamerave, rojet private të sigurisë kanë bërë të munduar kapjen e tij në brendësi të marketit. Për të përcaktuar vlerën e dëmit, është disponuar me vendim për kryerjen e ekspertimit vlerësues, ku nga akti përkatës rezulton se vlera dëmit të shkaktuar është në shumen 47,200 (dyzet e shtatë mijë e dyqind) lekë.

Në fund, pasi pranoi akuzën, Gjykata ia konvertoi në 16 muaj shërbim prove dënimin të riut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura