Vodhën dyqanin e celularëve dhe plagosën punëtorin, zbulohet kush është autori i dytë (EMRI)

Aug 28, 2018 | 9:46
SHPËRNDAJE

Kapet dhe ndalohet në Kuçovë autori tjeter i vjedhjes me pasojë plagosjen, në dyqanin e celularve, njofton policia.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në vijim të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë ku shtetasi Klaudio Naska (i arrestuar), në bashkëpunim me një shtetas tjetër të pa identifikuar pasi plagosën me thikë punëtorin e dyqanit, vodhën me dhunë 23 telefona celular dhe një Lap-Top, në dyqanin në pronësi të shtetasit G.D.

Pas një pune të mirëorganizuar dhe falë bashkëpunimit me qytetarët u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit Arben Tabaku, 18 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura