VMRO-DPMNE dorëzoi iniciativën për mocion, Mickoski të mërkurën pret debat në kuvend

Apr 8, 2018 | 18:39
SHPËRNDAJE

VMRO-DPMNE dorëzoi iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Zaev. Këtë për TV21 e konfirmon koordinatori i partisë Dragan Danev. Mocionin e ka dorëzuar një deputet i VMRO-DPMNE-së, pa pasur prononcim për media, për shkak të festës së Pashkëve. Kreu i partisë Hristijan Mickoski pret që të mërkurën të thirret seanca për tu diskutuar rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Zaev.download

“Shpresoj që e mërkura do të jetë dita kur do të kemi mundësi të argumentojmë pozicionet tona. Kështu është sipas Rregullores. Pres që në fund të ditës të votohet mosbesimi i qeverisë dhe të shohim se si më tej do ta zhillojmë Maqedoninë. Të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe gjithçka që shkon me to”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, për të martën ka caktuar mbledhjen me koordinatorët e partive politike, ku do të vendoset data e mbajtjes së seancës për mocionin ndaj qeverisë.

Ky do të jetë testi i parë i kabinetit të kryeministrit Zaev, pas 10 muajsh qeverisje. Qeveria dhe deputetët e LSDM-së thonë se janë të gatshëm për mocionin.

“Gjithsesi se është e drejta e tyre që të paraqesin interpelancë për Qeverinë, por gjithashtu duhet të kujdesemi që edhe ligjet të sillen brenda afatit të paraparë, pasi që nuk do të dëshironim t’i japim arsye asnjë vendi anëtar të Bashkimit Evropian për justifikim në lidhje me çfarëdoqoftë, kur veç më i kemi votuar ligjet. Është e qartë se ekziston konsensus i plotë në Kuvend që të sillen këto zgjidhje”, shtoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Pro interpelancës është shprehur vetëm VMRO-DPMNE, kurse partitë e tjera opozitare thonë se do të votojnë të përmbajtur. Debati mbi besimin e Qeverisë zgjat një ditë dhe votimi realizohet në mesnatë ndërsa për t’u rrëzuar Qeveria, duhet së paku 61 vota./TV21/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura