“Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë”/ Këshilltari i Presidentes në detyrë: Çfarëdo përpjekje për ta frikësuar…

Jan 27, 2021 | 13:42
SHPËRNDAJE

Këshilltari i Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, bën me dije se ndaj saj po zhvillohet një fushatë e ashpër, e madje ka pasur edhe kërcënime me jetë.

vjo

Faton Peci shkruan se reagimi ndaj presidentes ka kohë është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë.

Postimi i plotë

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohë të gjate që po percillet edhe me kërcënime me jetë.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

t

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura