Vjedhja e tokave shtetërore në Kavajë, gjykata vendos fatin e 8 zyrtarëve (emrat+akuzat)

Nov 16, 2017 | 16:41
SHPËRNDAJE

Gjykata ka caktuar sot masen e sigurise “arrest me burg” për 8 zyrtarët e ndaluar në Kavajë. E njejta mase u caktua edhe për Seid Cikalleshin, i cili u vetëdorëzua sot në drekë ne Polici.

Zyrtarët akuzohen për tjetërsim prone e falsifikim dokumentesh. Tashme janë shpallur në kërkim nga Policia 3 persona të lidhur me falsifikimin e tokave shteterore ne Kavajë.

spille-plazhi

TE ARRESTUARIT:

1. Fatos KAJA, 49 vjeç, ish-kryetar i Komunës Kryevidh Kavajë  dhe ish-Nënprefekt në Prefekturën Tiranë, deri në maj 2017.

2. Nezir LECINI, 55 vjç, ish-Shef i Zyrës  së Kadastrës në Kavajë, aktualisht specialisit në këtë zyrë,

3. Andi GJECI, 30 vjeç, me detyrë juristi i ZVRPP Kavajë,

4. Dritan KAZAZI, 43 vjeç, me detyrë hartograf  në ZVRPP Kavajë,

5. Bexhet  PJECI, 58 vjeç, ish-Kryetar Komune Kryevidh,

6. Ilir KAJA, 52 vjeç, me detyrë agronom në njësinë Administrative Kryevidh, Kavajë,

7. Agron XHELEZI, 53 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të ndarjes së tokave në Spille.

8. Dashnor ÇULLAJ, 52 vjeç, ish-përfaqësues i Komunës Kryevidh, Kavajë, në komisionin e ndarjes së tokave,

9. Altin COPA, 32 vjeç, aktualisht drejtor i ALUIZNIT Kavajë.

10. Enver Duqi, 60 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokave në Këshillin e Qarkut Tiranë, aktualisht specialist i mbrojtjes se mjedisit dhe pyjeve ne Ministrine e Mjedisit

U VETEDOREZUA SOT:

11.     Seid Cikalleshi, 62 vjeç, ish-regjistrues i ZVRPP Kavajë, dhe ish Drejtor i   Ujësjellësit Kavajë.

AKUZA

Arrestimi, ndalimi dhe procedimi i këtyre personave, është bërë për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Falsifikimit të Dokumenteve” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Zyrtarët e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 36 hektare tokë në vijën bregdetare  Spille Kavajë.

Në parcelat me numër pasurie 1, 35, 37, 178, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frut” në tokë “Arë”, dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Gjatë hetimeve paraprake, dokumentohet bashkëpunimi kriminal midis ish punonjësve të Komunës Kryevidh, dhe punonjësve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë krijuar në mënyrë fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2013-2016 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura