Vizita në Kiev/ Ministrja Spiropali publikon foto nga takimet me Zelenskyn e kryeministrin ukrainas: Mbetemi të vendosur të qëndrojmë në anën e të drejtës

Jun 16, 2022 | 8:12
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi një ditë më parë Ukrainën sëbashku me kryeministrin Edi Rama.

elisaspiropali2

Ministrja Spiropali ka publikuar në rrjetin e saj social foto nga takimet me disa prej zyrtarëve të lartë të Ukrainës, nga Presidenti Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal si dhe kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko.

Spiropali shkruan se Shqipëria mbetet e vendosur të mbështesë Ukrainën dhe të qëndrojë deri në fund në anën e drejtësisë dhe sovranitetit të saj.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Takim me Presidentin Zelensky, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe kryetarin e Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Mbetemi të vendosur të qëndrojmë kryefund në anën e të Drejtës, Lirisë dhe Sovranitetit të këtij vendi njerëzish krenarë!

elisaspiropali1

31

elisaspiropali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura