U konfliktua me të birin pasi i kërkoi para për të blerë drogë, nëna tenton t’i japë fund jetës. 19-vjeçari arrestohet nga policia

May 2, 2024 | 14:51
SHPËRNDAJE

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me nënën e tij, e cila pas sherrit ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar medikamente.

640-0-policia-4-408

Mësohet se sherri mes tyre ka nisur pasi 19-vjeçari i ka kërkuar para për të blerë lëndë narkotike, për konsum personale.

Policia bën me dije se gjatë shoqërimit, Henri Breçani, ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

“U arrestua në flagrancë shtetasi H. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. B., e cila më pas ka konsumuar disa medikamente. Shtetasja F. B. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjatë shoqërimit, shtetasi H. B. ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njofton policia.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura