Tenton të futet në banesën e ish-bashkëshortes me thikë në dorë, e pëson 38-vjeçari

May 2, 2024 | 15:21
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 38-vjeçar, i cili tentoi të futej në banesën e ish-bashkëshortes së tij.

DVP-KORCE

Kjo e fundit sapo ka e kuptuar ka lajmëruar menjëherë policinë, duke bërë që 38-vjeçari të largohet me shpejtësi.

Në momentin që ai është larguar me vrap, i ka rënë nga dora një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës.

Njoftimi:

Një 38- vjeçar, banues në Korçë ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, duke bërë që ish-bashkëshorti të largohet.

Shtetasi me inicialet E. P. i cili po procedohet në gjendje të lirë është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje E. P.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura