Viktimë e koronavirus në Maqedoninë e Veriut edhe një 24-vjeçare, nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike

Jul 11, 2020 | 21:38
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, në mesin e të cilëve edhe një vajzë 24 vjeçare nga Tetova, që njëherësh është edhe viktima më e re që ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Sipas burimeve mjekësore, viktima nuk ka pasur asnjë sëmundje tjetër kronike, por në Klinikën Infektive në Shkup ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi më parë ishte diagnostikuar me COVID-19. Edhe tri viktimat tjera janë nga Tetova, ndërsa dy nga Struga dhe nga një nga Shkupi dhe Shtipi.

d066dc75-be39-49c5-937b-fb80e3d0a348_w1023_r1_s

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi tani ka arritur në 376, shumica prej tyre nga Shkupi.

Sa i përket të infektuarve, nga testimi i 1,545 mostrave me kanë rezultuar 199 persona, prej tyre; 90 në Shkup, 24 në Sveti Nikollë, 17 në Kumanovë, nga 12 në Strugë dhe Tetovë ndërsa numër më i vogël në 14 qytete tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 120 persona janë shëruar dhe prej tyre 94 janë në Shkup.

Deri të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë testuar 76,107 persona dhe prej tyre 7,975 kanë rezultuar të infektuar. Prej tyre, 376 kanë ndërruar jetë, 4,080 janë shëruar kurse aktivë janë 3,519 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të masave.

Thirrjeve për respektimin e masave mbrojtëse i është bashkuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. Diplomati evropian përmes një video mesazhi në Facevook tha se vetëm me respektimin e masave mund të kemi jetë të sigurt.

“Virusi është pjesë e jona. Vetëm duke respektuar masat do të mund të kemi një jetë të sigurt të përditshme. Mbajtja e maskës në markete, tregje, vendvotime, në bankë apo hapësirë tjetër të mbyllur, është thelbësore për mbrojtjen dhe sigurinë tonë themelore. Askund pa maskë!”, ka thënë ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar./ REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura