Videoskandali i Xhelilit/ Ku po punon vajza që filmoi ish-kreun e bashkisë

May 31, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i komanduar i Dibrës, Et’hem Fida, caktuar në detyrë pas shkarkimit dhe arrestimit të Shukri Xhelilit, fill pas videoskandalit, thotë se vajza që e filmoi atë vijon punën në pozicionin që ka pasur në bashki.

shukri

Në një intervistë për “GSH” ai thotë se Anisa A. që denoncoi skandalin “Xhelili” paraqitet cdo dite ne pune.

“Aktualisht ajo paraqitet në punë si të gjithë punonjësit e tjerë. Ajo gëzon të drejtat e punës, ndërsa është e lirë të largohet nga puna vetëm gjatë ditëve kur ka procesin hetimor. Kjo sa herë është e nevojshme, pra sa herë e kërkojnë të paraqitet në organet kompetente”- thotë ai.

Ai para se të zgjidhej kryetar, ka qenë për rreth një muaj nënkryetar i bashkisë. Me të ardhur në atë detyrë ai pranon se do bëjë ndryshime. “Duke emëruar secilin në vendin që i takon, për t’i shërbyer sa më mirë punës. Kjo për faktin se ka dhe persona që janë punësuar jo në profesionin e tyre”-thote ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura