Videoskandali, flet nëna e vajzës: Ju rrëfej ditët kur Xhelili i bënte presion

May 15, 2016 | 19:19
SHPËRNDAJE

Nëna e vajzës që denoncoi ish-kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, ka rrëfyer për “News 24” momentet që ka kaluar vajza e saj kur ish-zyrtari vendor i bënte presion dhe e përndiqte.

nenaAjo ka thënë se ai e telefononte çdo ditë dhe i dërgonte sms. Ajo thotë se vajza e saj thjesht donte të lirohej prej tij dhe ndaj edhe e denoncoi.

INTERVISTA

A mund të na e tregoni historinë e vajzës suaj si ka ndodhur?

Goca ka bërë një kërkesë për punë. Kryetari i ka thënë do ta shohim, do vish pas ca ditësh edhe do të jap llafin për punë.

Ka shkuar goca pas ca ditësh, iu bënë 2-3 herë që ka shkuar dhe i ka thënë do firmosësh por me një kusht që të bësh si të them unë. Edhe goca ka firmosur, pasi ka firmosur i ka thënë që do shkosh në punë.

Gjatë kësaj kohe goca ka filluar punë dhe ai e merrte përditë në telefon dhe i dërgonte mesazhe. I bënte lloj-lloj muhabetesh.

Goca paraqitej tek zyra, shkonte tek zyra, pastaj i kërkoi takim gocës. Nga muaji prill. Goca shkon. Ai i thotë që do firmos kontratën kur të merremi vesh për t’u takuar.

Kur shkoi goca në Tiranë nuk më tregoi se kishte edhe frikë edhe turp.

A ju kishte treguar për telefonatat dhe mesazhet?

Po më kishte treguar. I thashë që do ta zgjidh unë këtë punë, por më tha jo se do ta zgjidh vetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura