VIDEOLAJM/ Tërmeti “tundi” live godinën e qeverisë, ja si reagoi ministri i Brendshëm: Po përpiqem të mos më lëkundet zëri se…

Sep 23, 2019 | 10:39
SHPËRNDAJE

Sander-;Lleshaj-termeti-qeveriaMbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të fuqishëm që lëkundi Shqipërinë, është shoqëruar me një moment të sikletshëm, kur anëtarët e kabinetit po raportonin live në orën 00:30 të mesnatës.

Në momentin që po raportonte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka patur një lëkundje sizmike, ç’ka shihet edhe nga pamjet, por që ka lëkundur godinën e qeverisë.

Ministri Lleshaj është përpjekur të  ruaj qetësinë, por nga lëkundjet dëgjohet të bien sende në tokë.

Ndërkohë që Lleshaj e ka kaluar me një batutë: “Po përpiqem të ruaj të mos më lëkundet zëri, se godina po lëkundet”.

Në  sfond dëgjohet zëri i kryeministrit, i cili i ka kërkuar të vazhdojë raportimin.

lleshaj lleshaj1 lleshaj1-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura