VIDEOLAJM/ Shpërthen uji në Skënderbeu-Sporting, impiantet e vaditjes ndërpresin ndeshjen

Nov 5, 2015 | 22:37
SHPËRNDAJE

Ka ndodhur edhe kjo në një stadium shqiptar. Teksa Skënderbeu luante sfidën e fazës së grupeve me Sportingun e Lisbonës, ndeshja është ndërprerë për disa minuta në pjesën e dytë, pasi impiantet e ujit kanë shpërthyer dhe kanë nisur të vaditin fushën.

Situata komike ka ndodhur në minutën e 63-të, kur Skënderbeu kryesonte 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës. Pas disa minutash gjendja u normalizua dhe ndeshja rifilloi. Ndoshta kjo shërbeu edhe si një moment pushimi për lojtarët e të dyja skuadrave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura