VIDEOLAJM/ Pamjet nga lart, fadromat vazhdojnë aksionin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar

May 17, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Fadromat vazhdojnë të punojnë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ndërsa qytetarët, aktivistët dhe artistët tentojnë të hynë në perimetrin e ndërtesës.

Në pamjet e filmuara nga lart shihet se një pjesë e godinës që është shembur ndërsa vazhdon aksioni për shembjen e pjesës tjetër.

teatri kombetar shembja

Gjithashtu pritet që të shembet edhe Teatri Eksperimental që ndodhet ngjitur Teatrit Kombëtar.

Shembja e godinës i dha fund rezistencës 2 vjetore të artistëve që e mbronin.

Policia hyri në perimetrin e Teatrës gjatë orëve te para të mëngjesit të së dielës duke shoqëruar në polici ata që kundërshtuan shembjen godinës përfshirë artistë, gazetar dhe përfaqësues të politikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura