FOTOLAJM/ Deputeti demokrat me çadër plazhi në Kuvend, ironizon Olta Xhaçkën: Ndarja e shqiptarëve në të malit dhe fushës, gjuhë urrejtje!

Apr 18, 2024 | 10:28
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Agron Dogjani ka shkuar me çadër plazhi në Kuvend për të ironizuar ish-ministren Olta Xhaçka, lidhur me akuzat për statusin investitor strategjik të burrit të saj, u shpreh se “plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”.
deputet kuvend cader

Deputeti i PD-së

“Ndarja e shqiptarëve në të malit, fushës apo kodrave, nuk është etike për një deputete. Jemi shqiptarë dhe nuk duhet të përdorim gjuhë diskriminuese, jo vetëm është e ndaluar, por edhe vepër penale. Kjo gjuhë urrejtje duke i ndarë në të fushës dhe të malit, është e dënueshme nga Kodi Penal dhe Kushtetuta. Jemi njëlloj shqiptar. Kam marrë këtë çadër për të sensibilizuar opinionin publik që gjuhë të tilla të mos përdoren më. Kërkoj nga Komisionieri për Diskrimimin që të marrë masa”, tha ai.

agron dogjani kuvend

“Do e merrni me vete çadrën kur të shkoni në plazh?”, e pyetën gazetarët, ndërsa deputeti u përgjigj: “Po në plazh do ta marr. Nuk më lanë që ta fusja brenda në Kuvend sepse doja ta vendosja tek vendi i zonjës Xhaçka. Male ka edhe në Tepelenë e Vlorë, jo vetëm në veri. Shqipëria mal është . Kjo ka përdorur gjuhë diskriminuese për shqiptarët që vijnë nga zonat e veriut.”

Ai mbylli fjalën duke thumbuar ish-ministren teksa u shpreh: Po e lë këtu në oborr këtë çadrën, kur të kalojë Olta Xhaçka.

agron dogjani kuvend4 agron dogjani kuvend1 agron dogjani kuvend2 agron dogjani kuvend3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura