VIDEO/ Vrau me thikë partneren që punonte si prostitutë, kush është ish-polici i arrestuar. Pas krimit, u filmua duke u larguar qetësisht

Feb 9, 2021 | 17:26
SHPËRNDAJE

I akuzuar si autor i dyshuar i vrasjes së Luljeta Heshtës, partneri i saj 42 vjeçar me origjinë shqiptare, largohet krejt i qetë nga vendi i ngjarjes.

luljeta heshta

“Corriere” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin kur shqiptari largohet nga vendi i krimit pasi qëlloi disa herë me thikë 44 vjeçaren nga Peqini.

Burri u bashkua me gruan në “stacionin e saj të punës”, ku ajo  prostituonte në rrethrrotullimin Pedriano, në Binasca – dhe e goditi atë me thikë për vdekje sipas disa dëshmitarëve. Me akuzën e vrasjes, Alfred Kipe, 42 vjeç dhe ish-oficer policie, ka jetuar me Luljetën për të paktën njëzet vjet.

Të paktën dy dëshmitarë panë burrin të afrohej në këmbë, të sulmonte partneren e tij me shkelma dhe grushte dhe më pas e ka goditur me thikë për vdekje para se të largohej drejt Milanos. Një shofer gjithashtu e filmoi atë me celular ndërsa ikte nga vendi i krimit. Përshkrimi i vrasësit të dyshuar i dhënë nga dëshmitarët ishte gjithashtu vendimtar. Kapele dhe xhaketë e zezë, një palë këpucë të kuqe Nike. Të gjitha rrobat u gjetën më vonë në banesën e tij.

LEXO EDHE:

Vrasja barbare e prostitutës shqiptare nga Peqini, policia arreston bashkëjetuesin e saj: Kishim probleme për çështje xhelozie

 

Emri/ Prostituta shqiptare 47 vjeçe masakrohet me thikë në mes të rrugës. Telefonata që alarmoi policinë, e cila e gjeti atë të…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura