Emri/ Prostituta shqiptare 47 vjeçe masakrohet me thikë në mes të rrugës. Telefonata që alarmoi policinë, e cila e gjeti atë të…

Feb 8, 2021 | 18:15
SHPËRNDAJE

Thirrja e parë erdhi te karabinierët menjëherë pas 13:00, ku thuhet se një burrë po ndjek një grua. Denoncuesi tregon se ngjarja po ndodhet te rrethrrotullimi i Binasca di Melegnano.

a854c9ef3a00f59872ae6e702f3c4ab4-U31601854006670R0E-U3240804039637NHC-656x492@Corriere-Web-Milano

Sapo policia shkoi në vendngjarje, gruaja ishte në tokë në agoni me pesë plagë thike në trup, përkatësisht tre në shpinë dhe dy në këmbë.

Luljeta Heshta, 47 vjeç nga Shqipëria, është viktima e fundit e e dhunës. Ajo dha frymën e saj të fundit në 4.30 pasdite në sallën e operacionit të Humanitas të Rozzano, ku mjekët u përpoqën me dëshpërim ta shpëtonin nga vdekja.

Luljeta, e njohur ndryshe edhe si Giulia, pati dy jetë. Një në Milano, ku ajo jetonte, me vajzën dhe burrin e saj. E dyta në kufirin midis Melegnano dhe San Giuliano, në rrethrrotullimin midis Binasca dhe rrugës për në Pedriano.

Ajo ishte prostitutë, një nga të shumtat që janë vendosur ditën dhe natën në atë zonë. Shqiptarët dhe evropianët lindorë drejt Binasco. Transeksualët nga ana tjetër. Dikush u zemërua me të dje pasdite që çoi në vrasjen e saj.

Corriere” shkruajnë se ekzistojnë disa hipoteza për vrasjen: një klient, zgjidhja e problemeve për vendin e qëndrimit ose një “mësim” nga ata që kontrollojnë prostitucionin. Asgjë nuk përjashtohet nga karabinierët e San Donato Milanese dhe nga zyra e prokurorit në Lodi. Një person i dyshuar u shoqërua në mbrëmje, ndërsa prokurori bëri apel për çdo dëshmitar.

Ishin disa shoferë ata që thirrën policinë pasditen e djeshme, duke përshkruar atë që po ndodhte.

Rrethrrotullimi drejt Pedrianos njihet prej vitesh për rrezikun, duke pasur parasysh numrin e lartë të aksidenteve. Karakteristikë tjetër është prania e prostitutave. Luljeta ishte shumë më e vjetër se koleget e saj. Ajo kishte mbërritur në Itali mbi dhjetë vjet më parë. Pastaj përfundoi në rrethrrotullimin Pedriano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura