VIDEO/ Varfëria ekstreme e familjes Sharka, Ogerta Manastirliu i dorëzon çelësin e shtëpisë së re

Apr 22, 2018 | 17:30
SHPËRNDAJE

Familja e Besnik Sharkës, e cila jetonte në një varfëri të skajshme, prej ditës së sotme gëzon një shtëpi të re.

Përmes një videoje të bërë publike në profilin e Facebook-ut të kryeministrit të vendit, shihet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i ka dorëzuar çelësin e banesës së re kësaj familjeje, në emër të qeverisë.shtepi

“Një strehë e re për familjen e Besnik Sharkës falë bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe ndihmë ekonomike përmes programit të Shqipërisë Solidare”, ka shkruar Edi Rama në profilin e Facebookut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura