Video/ U kap me 7 kg heroinë në makinë, qeni antidrogë i bën “gjëmën” shqiptarit! Shikoni ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Sep 23, 2021 | 18:39
SHPËRNDAJE

drogeitali

Dy ditë më parë autoritetet italianë arrestuan një 38-vjeçar shqiptar në zonën e Brindisit pasi në makinën e tij iu gjet një sasi prej 7 kg heroinë.

Guardia di Finanza ka publikuar sot momentet ku janë kryer kontrollet në makinën e të riut shqiptar.

Siç shihet dhe nga pamjet, 38-vjeçari kishte çmontuar pjesën e radios të vendosur në kroskot dhe kishte krijuar një depo ku kishte vendosur 12 pako me heroinë.

Ka qenë qeni antidrogë i cili ka zbuluar lëndën narkotike. Fillimisht karabinierët ndaluan makinën në afërsi të Brindisit për një kontroll rutinë.

I riu shqiptar u tha efektivëve se do të nisej drejt Shqipërisë përmes Brindisit, por duke qenë se me vete në makinë nuk kishte asnjë bagazh, kjo i ka bërë karabinierët të dyshojnë.

Pas kontrollit, qeni antidrogë sinjalizoi se diçka fshihej pas radios. Pas çmontimit, efektivët zbuluan pakot e drogës.

Ato ishin të mbështjella me tre shtresa në mënyrë që t’i shpëtonte nuhatjes së qenve antidrogë.

Pas arrestimit, policia i sekuestroi shqiptarit dy telefona celularë dhe 760 euro cash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura