VIDEO/ Tentuan të kalonin me makinë lumin Devoll, mbeten të bllokuar mes rrjedhës së fuqishme turistët hungarezë

Oct 15, 2021 | 14:12
SHPËRNDAJE

Tre turistë hungarezë në tentativë për të kaluar lumin në fshatin Polisht të Maliqit kanë mbetur të bllokuar në mes të tij. Është dashur ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur shpëtimin në kohë të tyre.

Sipas informacioneve paraprake turistët kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur të bllokuar aty brenda.

Bëhet me dije se kanë qenë 4 makina makina gjithsej, me rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qënë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra duke rrezikuar dhe jetën.

Banorët e zonës kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, ku bashkë me zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Duke ndaluar me kavon marrjen e makinës nga rryma e lumit, zjarrfikësit bërën të nmundur nxjerrjen e turistëve pa pësuar lëndime të rënda.

Shefi i zjarrfikëses në Maliq, Sadik Halili, përmes një prononcimi për mediat deklaroi se ishte ndërhyrja në kohë e ekipeve që ai drejton ajo që bëri të mundur shpëtimin e turistëve. Gjithashtu ai këshilloi qytetarët të bëjnë kujdes në kalimin e lumit Devoll gjatë kësaj periudhe, pasi reshjet e dendura të shiut rrisinin prurjet në këtë lumë.

“Jemi njoftuar për një rast ku një mjet me 4 turistë duke kërkuar për të kaluar nga një anë e bregut, drejt anës tjetër të lumit Devoll, mjeti ka mbetur në mes të lumit. Në kushte të tilla rrezikonin seriozisht jetën e tyre 4 turistët, ndërkohë që edhe dy mjete të tjera po bëheshin gati për të kaluar lumin Devoll.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së tyre. Të 4 turistët me ambulancë janë dërguar drejt spitalit të Maliqit, pa probleme për shëndetin e tyre. Në një periudhë si kjo, me rreshje të shumta, lumi i Devollit është shumë i rrezikshëm aq më tepër për ata drejtues mjetesh që nuk e njohin terrenin”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura