VIDEO/ Të rinjtë hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni, reagon Balla: Turp! Duhet koordinim më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese

Apr 19, 2024 | 11:08
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me pamjet ku shihen dy të rinj që hedhin nga kati i pestë e një pallati në Durrës, disa mobilie dhe mbetje.

Banorët e lagjes kanë kallëzuar dy personat për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa Balla shprehet se duhet  një koordimin edhe më i mirë  mes të gjitha agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP❗️

Policia e Shtetit📍Durrës ka reauar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura