“Nuk mund të ketë të fortë mbi ligjin”- Balla: Janë arrestuar dy kriminelë në Itali dhe Spanjë, do të ekstradohen në Shqipëri

May 2, 2024 | 11:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë fjalën në Kuvend në interpelancën me deputetin demokrat Ervin Salianji, është shprehur se prioritetet e qeverisë janë lufta ndaj krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike.

Balla bëri me dije se sapo janë arrestuar në Spanjë dhe Itali dy kriminelë, të cilët do të ekstradohen në Shqipëri.

“Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që përmes kësaj interpelance t’i raportoj publikut përpjekjet tona në luftën kundër kriminalitetin.

Lajmi më i përhapur sot pavarësisht këndvështrimit tuaj, është certifikimi ndërkombëtar si një vend i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar njëherë e përgjithmonë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumë-vjeçare. Turistët fjalën e parë që artikulojnë është siguria dhe kjo nga turistët që vijnë nga vende që siguria është e lartë. E vërteta është se janë turistë që ndihen të sigurt të Shqipëri.

Të nderuar kolegë, na duhet të kemi dhe t’i ofrojmë më shumë mbështetje policisë së shtetit. Jemi në fazën e fundit për të mundësuar një rritje të lartë të pagave për punonjësit e policisë së shtetit, në korrik.

Rezultatet e arritura deri më tani janë fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë të fortë mbi ligjin, ndaj qytetarëve. Lufta ndaj krimit të organizuara dhe siguria publike është prioriteti i kësaj qeverie. Goditjet e forta kundër grupeve kriminale, vijojnë të intensifikohen çdo ditë. Sapo janë arrestuar në Itali dhe Spanjë të cilët do të ekstradohen në Shqipëri”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura