Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

May 2, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën e tyre në Dropull.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia dhunim per vdekje banese dropull

Çifti i të moshuarve janë identifikuar si Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeçe.

Trupat e pajetë të viktimave u gjetën nga fqinjët Rreth orës 08:00 të mëngjesi të sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.
“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportuan uniformat blu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura