VIDEO -“Të bashkoheshin për të hequr detyrimet lokale”/ Basha: I zhgënjyer nga mostejkalimi i ndasive politike në…

Nov 25, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Në një situatë pandemie, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh i zhgënjyer nga mostejkalimi i ndasive politike në Këshillin Bashkiak. Gjatë takimit me biznesin në Shkodër, kryedemokrati Basha tha se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet të ishin bashkuar me propozimin e kryetares Voltana Ademi për të hequr detyrimet lokale.

Sipas Bashës, kjo qeveri është e vetmja në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë.

“Bëra thirrje që të kaloheshin ndasitë politike. Jam i zhgënjyer për ata që janë ulur në karriget e Këshillit Bashkiak. Mund të bashkoheshin me kryetaren për të hequr detyrimet lokale. Unë e kuptoj presionin, arsyeja kryesore që janë bërë se shembulli i Shkodrës do të ishte i vështirë për të mos u ndjekur nga bashkitë e tjera.

Është e vetmja qeveri në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë. Sot në Shkodër unë e di ë jeni të braktisur. Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është edhe më i lartë. Përveç propagandës dhe sulmeve ndaj atyre që tregojnë të vërtetë janë e vetmja përgjigje. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Njëra nga to është të mbajmë maskën dhe distancën,. Por edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet dhe këtu ka dështuar”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura