VIDEO/ Supergol i Jonuzit dhe penalltia e Abazajt, Tirana mposht Erzenin! Bardheblutë e Fagut ngjiten në vendin e katërt

Apr 19, 2024 | 16:55
SHPËRNDAJE

Tirana ka mposhtur Erzenin me shifrat 2-0 në transfertën e luajtur në “Elbasan Arena”.

 

tirana

Sfida u zhbllokua nga Abazaj në minutën e 19’ pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në të 54’ shijakasit patën shansin për të barazuar shifrat, por Kahrimanoviç gaboi nga 11-metrat.

Më pas Jonuzi dyfishoi shihfrat duke shënuar një supergol nga distanca. Edhe Patrik  shënoi por goli iu anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në vendin e 9-të.

ERZENI 0-2 TIRANA

19′ Abazaj, 60′ Jonuzi

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida, fiton Tirana!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

83′ Largohet Jaku, ka minuta për Tolën.

73′ Marzuk dhe Kahrimanoviç largohen nga loja, ka minuta për Bespallov dhe Kadriun.

71′ Largohet edhe Deliu, në lojë futet Lushkja.

65′ Jonuzi largohet nga fusha, zëvendësohet nga Meta.

64′ Abazaj lë fushën e lojës, ka minuta për Nikqin.

63′ Patrik shënon gol por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

62′ Largohet Sadiki në lojë futet Peposhi.

60′ GOOOL TIRANA 0-2/ Patrik i jep një asist perfekt, Jonuzi gjuan nga distanca dhe dyfishon shifrat për bardheblutë. (VIDEO)

55′ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë.

54’ Kahrimanoviç gjuan nga pika e bardhë e penalltisë, Kozi bën heroin duke e pritur. (VIDEO)

51’-53’  Hoxhallari shkakton faull ndaj Zekës, Jorgji akordon penallti për shijakasit. (VIDEO)

50′ Jonouzi shkakton faull ndaj Blazeviç dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë, Dakaj futet në lojë në vend të Mëllugjës.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44’ Patrik gjuan me të djathtën, topi shkon shumë ngjitur me shtyllën e majtë. (VIDEO)

40′ Largohet Migone, në lojë futet Zeka.

29’ Maliqi kroson drejt zonës, por Kozi del nga porta dhe grushton topin duke e dërguar në mesfushë.

25′ Migone gjuan drejt portës, një mbrojtës largon rrezikun.

19’ GOOOL TIRANA 0-1/ Bardheblutë zhbllokojnë duelin përmes Abazajt i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

17’- 19’ Jorgji akordon penallti për bardheblutë. (VIDEO)

14’ Shijakasit shpërdorojnë mundësinë e artë, Marzuk ndalet nga Kozi. (VIDEO)

13’ Deliu gjuan drejt portës, topi shkon në duart e Hasanbelli.

9’-11’ Hoxhallari përplaset me Blazeviç, ky i fundit lë fushën përkohësisht. (VIDEO)

6’ Hoxhallari gjuan nga goditja e lirë, Hasanbelli e dërgon në këndore. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Maliqi, Kahrimanoviç, Sadiki, Rodrigo, Blazeviç, Junes, Mihana, Atanda. Trajner: Alfred Deliallisi.

TIRANA: Kozi, Mici, Lulaj, Abazaj, Jonuzi, Haxhiu, Përgjoni, Jaku, Deliu, Hoxhallari, Patrik. Trajner: Erbim Fagu.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura