Vetting/ Kompania “EN-EL” me asete 1.3 milion euro, shitet për 1 mijë euro! Kush fshihet pas firmës që fiton tenderat e energjisë!

May 2, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Vetëm për periudhën 2020-2021, nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë tenderuar 139 milionë euro me tendera të paracaktuar, ku në shumicën e procedurave të prokurimit marrin pjesë vetëm 1-2 kompani dhe vlera e ofertave fituese ka qenë 98%-99% e fondit limit.

Kompanitë që marrin pjesë te tenderat e OSHEE

Nga tenderat e OSHEE, tashmë të fshira nga faqja zyrtare, rezulton se ka pjesëmarrje të dyshimta. Ajo që evidentohet nga “Vetting” është se një kompani, e quajtur “EN-EL” ka marrë pjesë në shumë gara, duke mos fituar asnjëherë, ndërsa oferta e fituesit, në të gjitha rastet kap vlerën e fondit limit nga 98 deri në 99%.

Kompania  “EN – EL” dhe roli i saj i dyshimtë

EN-EL u themelua në 2012-ën nga Loreta Shkëmbi e Artan Kapexhiu me kapital 1000 euro, të cilët menjëherë morën  administrimin dhe shfrytëzimin e godinave për dhënie me qira me vlerë 1.3 milionë euro. Ato i përkasin kompanisë “Aci Mobile”, ish ACI Enginering, e cila administrohej nga Petraq Shomo.

Deri në vitin 2021, Shkëmbi ka shërbyer në administratën publike si drejtore në drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore ndërsa bashkëshorti i saj u shkarkua nga strukturat e policisë përmes procesit të vettingut për shkak se të dy kishin kryer disa transaksione të dyshimta duke mos arritur të justifikojnë pasurinë e tyre.  Më tej në gusht të vitit pasardhës kompania u shit për vetëm 1000 euro ndaj shtetasit Arben Taipi, ndërkohë që menaxhonte asete me vlerë 1.3 milionë euro.

Taipi po ashtu është edhe një investitor strategjik. Jonian Heaven, e cila e ka gjurmën brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, duke mos respektuar rëndësinë e veçantë të kësaj pasurie historike.

Në shkurt 2023 bashkëortakët, Taipi e Kapexhiu, administrator të kësaj kompanie  emërojnë ekspertin e financave, Bujar Bendo si likujdues. EN-EL nuk është një emër i panjohur për Bujar Bendon pasi ai ka qenë audituesi i pasqyrave financiare të kësaj kompanie, por jo vetëm. Edhe në  OSHEE ka pasur të njëjtin rol edhe në vitin 2019.

Pra audituesi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë i njihte mirë pronarët e kompanisë që garonte në tendera duke u skualifikuar gjithmonë dhe fitues mbetej vetëm kompania konkurruese e cila i ka fituar tenderat në masën e 99% të fondit limit.

Sipas të dhënave të administruara nga Open Data Albania, këto tendera janë kualifikuar me flamur të kuq duke ngritur dyshime për natyrën e mbajtjes së tenderave në OSHEE dhe pjesëmarrjen e EN-EL fiktivisht për të shmangur mungesën e konkurrencës. Bëhet fjalë për procedurat gjatë muajve shtator 2020-mars 2021 të cilat kapin vlerën e gati 143 milionë eurove.

TENDERA NË SHKELJE TË LIGJIT

Dëmi financiar i shkaktuar nga dritat shpesh të munguara, thellohen edhe më shumë .

Për vitin 2018 janë evidentuar shkelje me kontrata të shitblerjes së energjisë nga operatorët, të cilët kishin lidhur marrëveshje me OSHEE.

–    Konkretisht, më 4 tetor 2018, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hap procedurën e blerjes së energjisë elektrike për lotet 1 dhe 2 për sasinë 112 000 MegaËat Orë për periudhën 7-20 tetor 2018.

Njëra nga kompanitë që është shpallur fituese në lotin 1 me vlerë 1.5 milionë euro, GEN-I TIRANA, ka dështuar të furnizojë me energji elektrike OSHEE. Për të paktën 7 ditë në tetor 2018, kjo kompani nuk ka furnizuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sipas kërkesave.

–    Më 14 nëntor 2018, OSHEE  hap tenderin e radhës për blerjen e energjisë elektrike për lotin 2 në sasi 75 000 Mega Wat-Orë.

Disa nga kompanitë fituese, EFT AG dhe GEN-I TIRANA në lotin me vlerë 7 milionë euro shkelnin përsëri kushtet e kontratës, duke mos furnizuar në kohë energjinë elektrike.

–    Për muajin nëntor 2018 kompania EFT AG për ditë të ndryshme të muajit nuk ka furnizuar me energji në përputhje me kushtet e sipërpërmendura të kontratës.

Për vitin 2019 është konstatuar shkelje e kontratave të shitblerjes së energjisë nga kompanitë që kanë furnizuar me energji Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

–    Më 14 janar 2019, OSHEE hap tenderin për blerjen e energjisë nëpërmjet lotit 1 dhe lotit 2 për periudhën 22 deri me 31 mars 2019, për sasinë totale 73 000 Mega Wat Orë me vlerë totale 4.4 milionë euro.

Dy nga kompanitë EFT AG dhe GEN-I TIRANA kanë qenë pjesëmarrës dhe fitues në lotet 1 dhe 2, për sasi të ndryshme energjie.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se GEN-I TIRANA dhe EFT-AG nuk kanë respektuar kushtet e kontratës.

LEXO EDHE: 

Gafat e Ceno Klosit në OSHEE, shkaktojnë dëmin prej 11 milionë euro! Krahu i majtë i Belinda Ballukut u ‘shpërblye’ në krye të Tatimeve

Vetting/ Ergys Verdho në krye të KESH, avulloi 34 mln euro brenda javës! Inxhinieri ngre alarmin, zbulon gabimet në shit-blerjen e energjisë

Ministria e Energjetikes dhe ‘faji’ me KESH dhe OSHEE, KLSH i nxjerr zbuluar! Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksave të qytetarëve

Vetting: Dështimi i Ballukut me bursën e energjisë ALPEX! Inxhineri Gradeci: Investim që s’funksionon, po blejnë në Hungari

Vetting/ Kompania “EN-EL” me asete 1.3 milion euro, shitet për 1 mijë euro! Kush fshihet pas firmës që fiton tenderat e energjisë!

Vendimi i dyshimtë i Ballukut për të zgjatur emergjencën energjetike? Eksperti flet për Vetting: Pa kuptim, ishim eksportues

Vetting zbulon ‘trekëndëshin’ e korrupsionit! Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve, OSHEE-KESH dhe OST

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura