Flet mamaja e Arbër Lleshit: Edi Rama ti kujton se na tremb me arrestimin e djemve tanë, këtu na ke 37 muaj po deshe! Ke bërë pis gjithë Europën! Klasa politike do shkojë në koshin e plehrave

Jul 6, 2026 | 20:48

Pjesë e folësve në protestën e 37-të ishte dhe mamaja e Arbër Lleshit, protestuesit të dhunuar nga policia pas arrestimit brutal të enjten e kaluar para parlamentit.

mamaja arber lleshi

Ajo u shpreh se Edi Rama kërkon të trembi njerëzit me arrestimi ne djemve të rinj, teksa shtoi se në shesh do qëndrojë edhe 37 muaj po qe nevoja.

Ajo i kërkoi protestuesve të qëndrojnë dhe të rezistojnë deri në largimin e kësaj klase politike.

Mamaja e Arbër Lleshit: Ma arrestuan në 2 korrik, shenjat e grushteve në furgon i ka edhe tani që është data 6. Edi Ramës i them se ti kujton se ti do na trembesh me arrestimin e djalit  tanë. Jemi bërë më të forta jo vetëm 37 ditë por 37 muaj po deshe. Derisa klasa politike që zhvati këtë popull do shkoni në koshin e plehrave. Një kryeministër të tillë nuk e ka parë asnjë popull. Kryehajdut këtë popull nuk e gënjen dot më. Këta e kanë parë demokracinë e vërtetë dhe nuk i pengon dot më këtë rini. Jemi këtu me fëmijët tanë. Kur e kam videot nuk e shoh dot më për së dyti. Përditë këtu në shesh na ke. Kemi lenë një emër shumë të pisët. Ke bërë pis gjithë Europën. Zotin Mit’hat Havarin është një njeri i drejtë që ka punuar me drejtësi, do fitojmë qëndroni, qëndroni. Do e përmbysëm këtë klasë politike.

© Panorama.al

Te lidhura