“Ta ruajmë protestën të paqtë”- Protestuesja: Dhuna i intereson Ramës dhe Berishës! T’i japim fund tranzicionit të diktaturës oligarkike dhe mafies

Jul 6, 2026 | 20:25

Në protestën e 37-të qytetare kundër qeverisë Rama, një protestuese u shpreh se protesta duhet të ruajë paqen, pasi nga dhuna përfiton vetëm Rama dhe Berisha.

proteste bjondja

Sipas saj, protesta ka misionin historik të fundit të tranzicionit oligarkik dhe mafioz.

Protestuesja: Ta ruajmë të paqtë protestën jo të dhunshme. Dhuna i intereson Ramës dhe Berishës. Nëse rrëshqasim në dhunë dështon misioni historik i kësaj proteste, largimi i establishmentit fundi i tranzicionit. Ky tranzicion është diktaturë oligarkike, e ngritur në nivelin e mafies ndërkombëtare dhe koka e mafies është qeveria. Një nga pasuritë që solli kjo protestë është aplikimi i demokracisë pjesëmarrëse drejtpërdrejtë nga ne populli. Rrëzimi i Ramës është detyrë e protestës. Jo e institucioneve. Pasi protesta të realizojë rrëzimin e Ramës atëherë të ngrihen institucionet. Kjo është vlera që solli protesta, demokracinë e drejtpërdrejtë. Një nga vlerat e protestës është legjitimi i aktivistëve. Aktivistët na përfaqësojnë. E tëra përmbajtje. Diktaturat nuk përhapen në thellësi kanë vetëm sipërfaqe. Thellësinë e kemi ne populli. Ringritja e Shqipërisë është Shqipëria e re. Fjala më e bukur e kësaj epoke, është normaliteti. Normalitet nuk duam asgjë, normalitet.

© Panorama.al

Te lidhura