Vijoi edhe sot në ditën e 37-të protesta masive e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Para nisjes së marshimit nga shesi Skënderbej drejt Kryeministrisë një protestues kishte një pankartë ironizuese me vete ku dukej Rama në pranga i arrestuar.
Ai tha për News24 se ka besim te SHBA, ku ka bindjen se Kongresi do hapë hetim nga kryeminsitrit për paratë e drogës.
Aktivisti: Duke qenë se jemi kreativ dhe kemi kuptuar se politika na ka bërë në 36 vite. Unë po ndihmoj prokurorin Klodian Braho, ky zotëria ka bërë betonizimin në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Nga dalin këto para, mos ndoshta nga kokaina. Mos duhet ti themi amerikanëve ta hetoj këtë zotëri. Kemi shumë besim te amerikanët dhe kongresmeni që shume shpejt do hapi hetim.












