Qytetari në protestë: Prej ministrisë së Ballukut u shembën të gjitha rrugët! Bëhen pa studime gjeologjike! Rama, pasardhës i denjë i Enver Hoxhës

Jul 6, 2026 | 19:15


Vijoi edhe sot protesta e 37-të kundër qeverisë Rama.

proteste tepeleku

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, një qytetar shprehu shqetësimin për shembjen e rrugëve.

Për News24 ai fajësoi ish zv.kryeministren Belinda Ballukut dhe ministrinë që drejtonte.

Qytetari: Ministria e Ballukut po shemben tanat rrugët. Ajo që më lu tepelekun kryeministri thotë janë probleme gjeologjike. Kur bëhet një ndërtim bëhet dhe studimi gjeologjik nuk ta pranon bashkua po nuk pate firmën. Si bëhet mln euro rrugë dhe inxhinieri rrugë nuk jep firmë? Buxheti i shtetit nuk është i shtetit, është i joni. Ne vijmë nga një shoqëri otomane. Nuk e kemi edukatën e protestës. Jemi të fiksuar me Partinë e Punës me shokun Enver. Ja ku është shoku Enver pasardhës i denjë. Fatos Nano e vuri tamam, që të zbatohet Katovica në Shqipëri. Kam ardhur përditë nga Lezha. Unë frymëzohen nga Primo Shllaku.

© Panorama.al

Te lidhura