“Edhe blen vota edhe krenohet, është turp”- E moshuara në protestë: Çohuni more pleq, ju dhuroi një lëmoshë 50 mijë lek

Jul 6, 2026 | 19:26


Vijoi edhe sot në ditën e 37-të protesta kundër qeverisë së Edi Ramës.

zonja protetse

Një zonjë e moshuar u shpreh se Rama edhe blen votat, edhe krenohet me votat e vjedhura, gjë e cila është turp.

Më pas i bëri thirrje të gjithë të moshuarve që të ngrihen sepse Rama i dhuroi vetëm një lëmoshë 50 mijë lek bonus.

E moshuara: Unë jam një te mosha e vjetër, kemi rindërtuar Shqipërinë. Është brezi që duhet të ngrihet. U shkatërrua Shqipëria. Ky që thotë votat, më kanë dhënë kaq, i ka vjedhur. Kam qenë vëzhgues në kohën e monizmit. Kemi qenë në votime, 1 s’ka votuar, e internuan të nesërmen. Por jo ti blesh edhe të krenohesh. Është turp. Çohuni more pleq. I dhuroi një lëmoshë. Nuk jam keq ekonomikisht. Por më vjen keq për sakrificën që kam bërë në rini. Kemi punuar, të çohemi sa s’është vonë.

© Panorama.al

Te lidhura