Vetting: Dështimi i Ballukut me bursën e energjisë ALPEX! Inxhineri Gradeci: Investim që s’funksionon, po blejnë në Hungari

May 2, 2024 | 20:27
SHPËRNDAJE

Për të shmangur këto çmime abuzive dhe të dyshimta, në tetor të  2020-ës Shqipëria themeloi bursën ALPEX.

Ky ishte  një sukses mes Operatorit të  Sistemit të Transmetimit në Shqipëri së bashku me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës. Kjo marrëveshje për krijimin e bursës shqiptare u firmos nga drejtuesi i OST-së, Skerdi Drenova dhe drejtuesi i KOSTT Ilir Shala.

Me aktivizimin e ALPEX do të ndryshojnë marrëdhëniet ndërmjet operatorëve të tregut, të cilat shmangin marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë mënyrë, çdo kompani që vepron në tregun e energjisë elektrike bazuar në licencën e marrë nga Enti Rregullator i Energjisë do të shesë ose blejë energji nëpërmjet bursës, e cili i orienton çmimet në bazë të tregut të liberalizuar (tregu i BE-së), duke rritur konkurrencën mes kompanive.

Për të siguruar procesin e shitblerjes së energjisë elektrike në avancë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ALPEX do të hartonte tenderin për përzgjedhjen e “Platformës Elektronike të Tregtisë për Tregun në avancë dhe brenda ditës, Infrastrukturës dhe Shërbimeve të kërkuara për operimin e tregut të organizuar në Shqipëri dhe Kosovë”.

Duhet theksuar se brenda vitit 2021, ALPEX do të hapte tre herë garën për të siguruar fituesin dhe pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, më 27 gusht 2021, ALPEX do të riniste garën për tenderin, e cila kësaj radhe do të kishte fitues, bashkimin e kompanive “HELLENIC ENERGY EXCHANGE S.A.”, “ENEX CLEARING HOUSE” S.A. dhe “HELLENIC EXCHANGES – ATHENS STOCKCHANGE” S.A  me vlerë 225 milionë lekë ose 2.2 mln euro.

Por sa e kemi arritur qëllimin e ALPEX, që të kemi një treg që prodhon, transmeton dhe konsumon energji elektrike në mënyrë efikase, si dhe një treg që çon në fitime më të larta të organizuar sipas modelit të BE-së?

Pavarësisht deklaratave publike të Ministres Balluku për ALPEX, bursa e energjisë elektrike nuk ka funksionuar.

Sipas ekspertit Gradeci, institucionet nuk kanë  dëshirë për të pasur një proces transparent, duke vazhduar me metodologjinë e vjetër.

“Nëse bursa shqiptare do të funksiononte, sot autoriteti prokurues i energjisë elektrike, KESH do e blinte atë me çmime më të favorshme, ndryshe nga ajo që e gjen në bursën hungareze. Me pak fjalë, ky ishte një investim i cili nuk i shërbeu as ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e as qytetarëve shqiptar”, tha inxh. Gradeci përsa i përket ALPEX.

LEXO EDHE: 

Gafat e Ceno Klosit në OSHEE, shkaktojnë dëmin prej 11 milionë euro! Krahu i majtë i Belinda Ballukut u ‘shpërblye’ në krye të Tatimeve

Vetting/ Ergys Verdho në krye të KESH, avulloi 34 mln euro brenda javës! Inxhinieri ngre alarmin, zbulon gabimet në shit-blerjen e energjisë

Ministria e Energjetikes dhe ‘faji’ me KESH dhe OSHEE, KLSH i nxjerr zbuluar! Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksave të qytetarëve

Vetting: Dështimi i Ballukut me bursën e energjisë ALPEX! Inxhineri Gradeci: Investim që s’funksionon, po blejnë në Hungari

Vetting/ Kompania “EN-EL” me asete 1.3 milion euro, shitet për 1 mijë euro! Kush fshihet pas firmës që fiton tenderat e energjisë!

Vendimi i dyshimtë i Ballukut për të zgjatur emergjencën energjetike? Eksperti flet për Vetting: Pa kuptim, ishim eksportues

Vetting zbulon ‘trekëndëshin’ e korrupsionit! Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve, OSHEE-KESH dhe OST

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura