Ministria e Energjetikes dhe ‘faji’ me KESH dhe OSHEE, KLSH i nxjerr zbuluar! Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksave të qytetarëve

May 2, 2024 | 20:24
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Për periudhën 2017-2020, OSHEE rezulton me probleme të shumta me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka borxhe dhe detyrime ndaj Korporatës Elektro-energjitike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

OSHEE ka deklaruar se ka disa të ardhura, që kanë si burim penalitetet ndaj KESH pasi nuk ka respektuar kontratën e firmosur midis palëve në mars 2018 me vlerë 5.5 miliardë lekë ose 55 milionë euro.

Sipas audituesve, këto penalitete ndaj KESH, OSHEE i ka deklaruar si të ardhura në bilancet e veta, duke deformuar fitimin real të OSHEE. KLSH ka deklaruar se përgjegjësi në këtë rast ka ish-ministri Damian Gjiknuri, duke sjellë shtrembërime të pasqyrave financiare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë përmes një vendimi i cili bie ndesh me ligjin.

Sipas KLSH: “Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori i shoqërisë duhet të marrë masa që në të ardhmen, përgatitja dhe hartimi i pasqyrave financiare të kryhet me përgjegjshmëri, vërtetësi e në  afatet përkatëse, duke pasqyruar situatën financiare dhe performancën ekonomike, për disponimin e informacioneve palëve të interesuara në kohë, për vendim- marrjet përkatëse. Për sa më sipër mbajnë përgjegjësi ish-ministri i MIE, në cilësinë e ortakut të vetëm të OSHEE dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë”.

Loja e OSHEE me HUPX

Për vitet 2020, 2021 vihen re disa elementë të çuditshëm në procedurën e mbajtjes së tenderave për blerjen e energjisë në bursën ndërkombëtare, HUPX. Nëse çmimi i energjisë elektrike ka një mesatare të qëndrueshme, ditën që Shqipëria shpall tender dhe ditën që e mbyll çmimi është shumë i lartë. Në shumicën e rasteve, dyfish më shumë nga ditët e zakonshme në bursën hungareze por edhe bursat e tjera në rajon, si Çekia, Rumania, Greqia apo Italia.

Konkretisht, në këtë tender të mbajtur me datë 2 korrik 2021 çmimi i energjisë është 122.50 euro për megavat-orë por vetëm një ditë para shpalljes së tenderit, pra me datë 1 korrik ai ishte vetëm 75.90 euro.

Në tenderin e radhës për blerjen e energjisë elektrike me 8 korrik, energjia ka kapur vlerat e 106.99 euro kur një ditë para shpalljes së tenderit çmimi ishte vetëm 75 euro. Vlerat vazhdojnë të qëndrojnë të ulëta për të gjitha ditët kur nuk është mbajtur asnjë procedurë shitblerjeje deri në ditën e 26 të muajit korrik kur çmimi pëson sërish një rritje stratsferike duke u blerë me çmim referencë të bursës hungareze me 108 deri në 111 euro për MW në orën e mbajtjes së tenderit.

Shitblerja e energjisë elektrike me referencë në bursën HUPX rezulton në dëm të buxhetit të shtetit kur në fakt vendi duhet të kursejë para duke blerë drita me çmim më të ulët.

Bursa hungareze merret si referencë edhe sot për blerjet e KESH, megjithëse nuk ka asnjë arsye. Shqipëria nuk ka asnjë marrëveshje apo detyrim për t’iu referuar HUPX.

LEXO EDHE: 

Gafat e Ceno Klosit në OSHEE, shkaktojnë dëmin prej 11 milionë euro! Krahu i majtë i Belinda Ballukut u ‘shpërblye’ në krye të Tatimeve

Vetting/ Ergys Verdho në krye të KESH, avulloi 34 mln euro brenda javës! Inxhinieri ngre alarmin, zbulon gabimet në shit-blerjen e energjisë

Ministria e Energjetikes dhe ‘faji’ me KESH dhe OSHEE, KLSH i nxjerr zbuluar! Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksave të qytetarëve

Vetting: Dështimi i Ballukut me bursën e energjisë ALPEX! Inxhineri Gradeci: Investim që s’funksionon, po blejnë në Hungari

Vetting/ Kompania “EN-EL” me asete 1.3 milion euro, shitet për 1 mijë euro! Kush fshihet pas firmës që fiton tenderat e energjisë!

Vendimi i dyshimtë i Ballukut për të zgjatur emergjencën energjetike? Eksperti flet për Vetting: Pa kuptim, ishim eksportues

Vetting zbulon ‘trekëndëshin’ e korrupsionit! Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve, OSHEE-KESH dhe OST

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura