VIDEO/ “Shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat”- Rama mesazh qytetarëve për koronavirusin: Do ta kalojmë edhe këtë flamë

Feb 25, 2020 | 17:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka vend për panik, teksa koronavirusi po përhapet gjerësisht në disa vende të botës përfshirë edhe Italinë fqinje.

edirama

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, shoqëruar edhe me një video me këshilla, Rama thotë se duhet të shmangen sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat, duke nënkuptuar televizionet dhe mediat online.

Postimi i plotë i Ramës:

NUK KA VEND PËR PANIK!

Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun.

Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të koronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura