VIDEO/ Sherr mes shoferëve në Tiranë, polici: Aman, mos u zini këtu!

May 1, 2016 | 12:13
SHPËRNDAJE

Shoferi i autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio është konfliktuar me një tjetër shofer. Arsyeja ka qenë se shoferi i autobusit ka bllokuar rrugën dhe është ofenduar nga shoferi i automjetit tip Volkswagen.


Sherr mes shoferëve, polici- Aman mos u zini këtu by gazeta-panorama

Për shkak se autobusi nuk kishte ndaluar në stacion pasi ishin parkuar mjete të tjera, drejtuesi i makinës Volkswagen shkoi tek shoferi i autobusit pse kishte ndaluar në mes të rrugës, e duke e ofenduar.

Video është denoncuar nga një qytetar që ishte dëshmitar në ngjarjen në fjalë, duke e denoncuar tek ‘Jeta Osh Qef’. Sipas qytetarit, për të ndalur sherrin ndërhyri edhe një polic, i cili i tha drejtuesit të makinës ‘Volkswagen’ “aman mos u zini këtu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura