“Qytetarët amerikanë të kthehen menjëherë në SHBA”- Ambasadorja Yuri Kim mesazh: Kufijtë tokësorë janë mbyllur, keni vetëm….

Mar 26, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të riplanifikojnë kthimin e tyre në SHBA pas mbylljes së kufijve si pasojë e krizës së koronavirusit.

yuri-kim-1581605750

Ambasadorja bën me dije se aktualisht kufijtë tokësorë të Shqipërisë janë të mbyllur dhe mbetet hapur vetëm një linjë ajrore drejt Stambollit.

“Dua të përsëris këshillën e Departamentit të Shtetit, me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet ndërkombëtare duke u pakësuar, ne nxisim sërish qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA. Përveç rasteve kur jeni të përgatur për të qëndruar për një kohë të pacaktuar.

Më lejoni të jem e qartë, ky është një njoftim këshillues dhe jo urdhër. Nuk e di nëse i keni lexuar njoftimet e DASH dhe e kuptoni nëse doni të ktheheni në SHBA, duhet të veproni tani përpara se të mbyllet mundësia e fluturimeve të disponueshme. Siç e dini, të gjithë kufijtë tokësorë shqiptarë tashmë janë mbyllur. Për momentin, ka vetëm një fluturim komercial që niset nga Shqipëria për në Stamboll nga ku mund të merrni fluturime për në SHBA”, thotë ambasadorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura