(VIDEO) Protesta te Unaza e Re/ Tensionohet situata, banorët vendosin blloqe betoni në rrugë dhe shkatërrojnë rrethimin

Nov 28, 2018 | 18:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Tensionohet situata te Unaza e re.

Banorët, që po protestojnë prej orës 17:00, kanë bllokuar një aks të rrugës (me drejtim nga sheshi Shqiponja te mbikalimi) me blloqet e betonit, të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës.

6

Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.

Gjithastu është shkatëruar edhe një rrethim i një hapsire toke, i vendosur po nga kompania.

4

Disa fëmijë, pjesëmarrës në protestë, kanë shkatërruar edhe një tabelë rrugore.

2

***

Banorët e “Unazës së Re” në protestë, Klevis Ballliu jep emrat: Ja kush janë policët që ishin në takimin me Veliajn

Ka rinisur pasditen e sotme protesta e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët janë vendosur pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja akset e rrugës që kalon aty.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e pranishme në protestë, në një prononcim për gazetarët nga terreni, tha se, në takimin e djeshëm në bashki me kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, nuk ishin protestues, por punonjës së bashkisë.

Dje kanë qenë me Veliajn punonjës së administratës, tha Vokshi, e cila shtoi se Veliaj po përpiqet të mashtrojë.

“Ju ftoj të bëni transparence për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës së Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiake. Janë punonjës se bashkisë, janë rrogëtare të Veliajt. Me intrigën e tij, Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t’ia arritur. Ftoj të gjitha mediat, edhe kombëtare, që të hetojnë për ketë takim dhe për projektin korruptiv.  Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptaret në ketë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banoreve të Astirit”, tha Vokshi.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat Klevis Balliu foli me emra.

Dje, Erjon Veliaj, nëpërmjet një filmi artistik të organizuar nga ai, ku takonte banorët e Astirit, u mundua të mashtronte qytetarët. Ata njerëz ishin që ishin në takim me Erjom Veliajn ishin thjeshtë punonjës së bashkisë, për të qenë më të saktë polica të bashkisë: Redi Ruka dhe Blerim Mela, që janë punonjës së bashkisë, Emiljano Baliu nga Skrapari, inspektor në policinë bashkiake, Pirro Zogaj nga Tepelena, inspektor”, tha Balliu.

“Pra një mashtrim i shëmtuar i Veliajt për tu munduar të krijojë përçarje te këta qytetarë, por jo që nuk ia ka dalë, por vetëm ka shtuar numrin e protestuesve. Siç janë qytetarët te bulevardi, që pasi i premtuan se di jepnin paratë, sot i kanë hequr nga lista e shpronësimeve që vetë i kishin vënë. Sot, i janë bashkuar kësaj kauze. Dua të shpreh krenarinë e të qenit mes këtyre qytetrëve që kanë qëndruar këtu duke i bërë ballë kësaj klike mafioze të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt”.

“Nëse Veliaj do ti takojë banorët, ja ku i ka, këtu, nga mëngjesi deri në darjë. Le të vijë ti takojë edhe ti pyesi. Deri tani kemi parë shpjegime, por pa zgjidhje. Protesta e Unazës së Re i çori maskën Veliajt dhe gjithë qeverisë së Rilindjes. I përshëndes protestuesit dhe i garantoj se mbështetja e PD do të jetë me ta deri ditën e fundit, deri në ditën kur do marrin dëmshpërblimet”, përfundoi ai.

b a

Projektin mbi 40 milionë euro, për rrugën nga sheshi Shqiponja te mbikalimi, ligjvënësja e quajti “vjedhje të hapur të qeverisë”.

****

FOTO/ Banorët e Unazës në ditën e 25-të të protestës, shpalosin flamurin kombëtar: Vazhdojmë deri në fund

Banorët e Unazës së re, kanë protestuar sërish sot në  protestë  në ditën e 25-t të tyre.  Sot ata kanë zgjedhur për ditën e pavarësisë të shpalosin një flamur gjigand dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.

auto_Screenshot_81543401320

Banorët kanë bllokuar rrugën kryesore dhe shprehen se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.

falmuri i banoreve

Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte”- shprehen qytetarët.

Protesta unaze dita 258 Protesta unaze dita 257 Protesta unaze dita 256 Protesta unaze dita 255 Protesta unaze dita 254 Protesta unaze dita 253 Protesta unaze dita 252 Protesta unaze dita 251 Protesta unaze dita 25

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura