VIDEO/ Presidentja e Kroacisë tifoze e zjarrtë, ja mesazhi që ka për futbollistët kroat

SHPËRNDAJE

Presidentja e Kroacisë duket se është një tifoze e zjarrtë e kombëtares së saj. Ajo ka qenë prezente në stadium në dy ndeshjet e fundit ë Kroacisë në fazën me eliminim direkt. Ndeshjen e sotme midis Kroacisë dhe Anglisë ajo nuk do të jetë prezente për shkak se është në një takim pune me liderët e tjerë të shteteve anëtare të NATO-s. Megjithatë ajo ka dërguar një video-mesazh për djemtë e kombëtares.

presidentja kroate

“Të zjarrtët tanë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale!”.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakANALIZA/ "Gafa që bëri sot Arta Marku para deputetëve, u soll si vartëse e Ulsi Manjës kur..."
Artikulli tjetër“Ndryshim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë”, Berisha: Ju bëj thirrje të ngrihemi me urgjencë...

S'KA KOMENTE

Comments are closed.