VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

Apr 16, 2024 | 10:06
SHPËRNDAJE

Një zjarr i madh ka shpërthyer herët në mëngjes (16 prill) në godinën e vjetër të Bursës së Kopenhagës në Danimarkë, e cila po i nënshtrohej punimeve restauruse në javët e fundit.

Konehages

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale flakët kanë kaluar mbi çati, ndërsa sipas raportimeve, bishtat e dragoit, dekorimi ikonë i kësaj ndërtesë u shemb në rrugë, gjysmë ore pasi nisi zjarri.

Zjarri në ndërtesën, e cila njihet si Borsen, ka shpërthyer rreth orës 8 të mëngjesit, ndërsa forca zjarrfikëse mbërritën me shpejtësi duke ndaluar edhe kalimin e automjeteve në atë zonë.

Sipas informacioneve, një nga pengesat më të mëdha me të cilën po përballen forcat zjarrfikëse janë skalat e ngritura rreth ndërtesës. Në ndërtesë janë futur njerëz për të “shpëtuar” disa nga pikturat dhe veprat e artit që ndodhen brenda.

Borsen është një nga ndërtesat më të vjetra në Kopenhagë, e ndërtuar në vitin 1625. Ndërtesa tani strehon Dhomën Daneze të Tregtisë dhe ofrohet gjithashtu mundësia për të marrë me qira ambientet e saj për ngjarje zyrtare.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura