VIDEO/ Përplasen dy automjete me targa greke në aksin Korçë-Bilisht, shikoni si janë shkatërruar makinat

Jul 16, 2023 | 9:23
SHPËRNDAJE

Dy automjete me targa greke janë përplasur në aksin Korçë-Bilisht. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e fshatit Plasë.

Mësohet se automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin teksa po udhëtonin në drejtime të kundërta.

Nga aksidenti nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura