VIDEO/ Pas përplasjes njëri përfundoi poshtë urës, tjetri mbeti në rrugë. Detaje tronditëse nga aksidenti ku humbën jetën dy të rinjtë (EMRAT)

Mar 8, 2021 | 18:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në aksin Lushnje-Divjakë, si pasojë e të cilit humbën jetën dy persona.

“Panorama” ka mësuar se viktimat janë dy të rinj, Igli Çuni, 21-vjeç, banues në fshatin Korie të Divjakës dhe Justin Baba, 21-vjeç.

Të dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin e përplasjes me nje mjet fuoristradë tip ‘Benz’.

Sikurse shihet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë ballore dhe shumë e fortë çka solli vdekjen e menjëhershme të dy të rinjve. Raportohet se një prej viktimave ka përfunduar poshtë urës, ndërsa tjetri ka mbetur në rrugë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 min dhe sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit te motorit dhe parakalimi i gabuar i tyre.

Djemtë kanë tentuar të bëjnë  parakalimin mbi urë duke shtuar shpejtësinë e motoçikletës, por nuk kanë arritur dot sepse përball u përplasën me fuoristradën.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e fuoristrades shtetasin Arsen Sina, 51 vjeç për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

LEXO EDHE:

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ “Benz”-i përplas motomjetin, ndërrojnë jetë dy persona

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura