VIDEO/ Një gol në fillim dhe një në fund, Liverpuli triumfon në transfertë me Bërnlejn dhe merr kreun e Premier Ligës

Dec 26, 2023 | 20:30
SHPËRNDAJE

Liverpuli është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur në transfertë Bërnlejn 0-2 në atë që quhet “Boxing Day”.

zhota

“Reds”-at e Jyrgen Klop e nisën mjaft mirë takimin, duke gjetur rrjetën me Darvin Nunjez në minutën e 6’.

Ata shënuan dhe dy herë të tjera me Gakpo dhe Eliot, por një herë gjyqtari dhe njëherë VAR-i i prishën festën të besuarve të Klop.

Gjithsesi për të vulosur pikët mendoi Diogo Zhota, i cili shënoi në minutën e 90’ dhe i dha goditjen e “KO” ekipiot të Vinsent Kompani.

Kështu Liverpuli merr kreun e kampionatit momentalisht, duke parakaluar kështu Arsenalin.

REZULTATI:

BËRNLEJ 0-2 LIVERPUL

Nunjez 6′, Diogo Zhota 90′

-GOLI I ZHOTAS (VIDEO)

-GOLI I ANULUAR ELIOT (VIDEO)

-GOLI I ANULUAR I GAKPO (VIDEO)

-GOLI I NUNJEZ (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

044410

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura