U gjetën të pajetë nga fqinjët, misteri i dhunimit për vdekje të çiftit të moshuarve në banesë! Policia: S’janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve

May 2, 2024 | 10:16
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në Dropull ku një çift të moshuarish u dhunuan për vdekje në banesën e tyre.

-640-0-1694607681xpolicia-pogradec-534

Viktimat janë dy të moshuarit me iniciale K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe, të cilët u gjetën të pajetë në banesë nga fqinjët.

Nga kqyrja e trupave janë konstatuar shenja dhune që dyshohet se u shkaktuan me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

 

Njoftimi i policisë:

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura