VIDEO/ “Ndihesha i dobët nga …”- Ministri i Shëndetësisë nuk mban dot këmbët dhe rrëzohet në Parlament

Mar 19, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

Ministri holandez i Shëndetësisë, Bruno Bruins është rrëzuar sot në Parlament, për shkak të lodhjes nga javët e ngarkuara nga kriza e koronavirusit.

56-vjeçarit i dhanë një gotë ujë dhe më pas u largua nga salla e Parlamentit.

“Ndihesha i dobët nga lodhja dhe javët intensive të punës. Ndihem mirë tani. Do shkoj në shtëpi të pushoj këtë mbrëmje dhe nesër do kthehem sërish për të luftuar krizën e koronavirusit,”- shkroi ai në mediat sociale.

Bruins është zyrtari më i lartë i Shëndetësisë në Holandë ku numri i rasteve të konfirmuara me virusin vdekjeprurës është rritur në 2051 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 58.

Qeveria holandeze urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, restoranteve, klubeve të striptizmit dhe kafeneve të kanabisit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura