VIDEO/ “Ndihem i ri në kokë”, Edi Reja e “djeg” për 74-vjetorin e lindjes: Dhuratën ma bëni nesër me Turqinë…

Oct 10, 2019 | 17:25
SHPËRNDAJE

Atmosferë tepër pozitive në ekipin Kombëtar në prag të sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin e Fenerbahçes.

Reja55566

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja festoi ditën e sotme 74-vjetorin e lindjes! Në hotelin ku qëndron Kombëtarja në Turqi, u organizua një festë e vogël, ku lojtarët dhe stafi i Kombëtares, uruan teknikun italian në këtë ditë të gëzuar për të.

Nuk mungoi as një fjalim motivues i Rejës, para lojtarëve, teksa u tregon lojtarëve se pavarësisht moshës, ndihet i ri në kokë. Ai iu kërkon futbollistëve që ti bëjnë një dhuratë të vogël në ndeshjen ndaj Turqisë.

“Sekreti për të arritur në moshën time është se unë kam ndenjtur gjithmonë me të rinjtë dhe sepse jam i ri në kokën time. Më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës, jemi rritur ndjeshëm dhe jam ndier shumë i kënaqur.

Por unë kërkoj nga ju që nesër të më bëni një tjetër dhuratë të vogël nëse është e mundur dhe nuk duhet ta bëni për mua, por për veten tuaj. Kemi mundësi për të bërë më mirë akoma dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura