VIDEO/ “Mos harro kurrë se loja e …”- Ilnisa Agolli i dërgon Meriton Mjekiqit mesazh të “koduar” në BBV? Ja si reagoi moderatori

Apr 14, 2024 | 20:10
SHPËRNDAJE

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të komentuara të BBV, e cila ndërpreu pak javë më parë garën e saj, ka gjetur një mënyrë për t’i komunikuar mesazhe të dashurit të saj, Meriton Mjekiqit, i cili vijon ende lojën në BBV.

meritoni ilnisa

Përmes “Big Love”, banorët kanë marrë mesazhe nga fansat e tyre, familjarë e miq, e për Meritonin një nga mesazhet ishte nga Ilnisa.

Ish-banorja ka shkruan se i mungon shumë, ndërsa i ka dhënë edhe një mesazh të fshehtë, duke u shprehur se “loja e shahut nuk do lëvizje spontane”.

meriton-ilnisa1

“Këto ditë po fle pak, po dua ta dish që jam aty dhe ti je me mua. Dhe parfumin tënd e kam me vete. Më përqafohesh e më puthesh, aq shumë më mungon. Mos harro kurrë se loja e shahut nuk do lëvizje spontane”, ishte mesazhi i saj për Meritonin, që e bëri këtë të fundit të emocionohet e t’i përgjigjet duke i thënë se e do shumë.

meriton ilnisa big brother (4) meriton ilnisa big brother (1)

Kujtojmë se Ilnisa u eliminua përfundimisht nga gara pas një nominimi të fortë me Meritonin dhe aktoren Egla Ceno.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura