Meloni mori në mbrojtje Ramën/ Debati për investigimin e RAI3, Belind Këlliçi: Emisioni do transmetojë skandale të reja të qeverisë

Apr 29, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Belind Këlliçi ka paralajmëruar se emisioni “Report” në RAI 3 do të transmetojë të tjera skandale të qeverisë.

kellici

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Këlliçi u shpreh se Meloni mori në mbrojtje Edi Ramën, pasi ky i fundit i ka bërë një qokë të madhe me emigrantët.

“Në këtë rast është e thjeshtë dhe e logjikshme. Duke qenë se marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë dhe halli i madh që kishte Meloni me trajtimin e çështjes së emigrantëve dhe me faktin që tashmë e ka kthyer Shqipërinë në një vend që as afrikanët nuk duan të vinë, sigurisht për këtë favor që Rama i ka bërë dhe për këtë qokë që i ka bërë, Meloni do ja kthente prapësht”, tha Këlliçi.

Sipas tij, emisioni që nuk u transmetua të dielën do të transmetohet, madje theksoi se  do të ketë fakte dhe prova të reja.

“Do transmetohet. Në rrugë informale me aq sa kam marrë informacion flitet që ata po punojnë për dy seritë në vijim që do jenë të mbushura me  informacione të reja dhe me skandale të reja të qeverisë”, u shpreh mes të tjerash Belind Këllici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura