VIDEO/ Mbape bën “ligjin” në Mynih! PSG-ja triumfon në aktin e parë, Bajernin e ndal… Navasi

Apr 7, 2021 | 22:58
SHPËRNDAJE

PSG-ja ka triumfuar në ndeshjen e parë të çerekfinales të Ligës së Kampioneve, teksa ka mposhtur në transfertë Bajernin e Mynihut.

mbappe.psg.2020.21.esulta.bayern.750x450

Padyshim lojtari i ndeshjes ishte Kilië Mbape, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 3’ dhe 68’, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, e cila është si një lloj hakmarrje për atë humbje në finalen e sezonit të kaluar në Champions.

Golin tjetër për PSG-në e shënoi Markinjops në minutën e 28’, pas një asisti perfekt të Nejmarit.

Bajerni arriti të shënojë dy herë, fillimisht me Çupo-Moting në minutën e 37’ dhe me Mylerin në minutën e 60’, por këto gola nuk mjaftuan, për të siguruar të paktën një barazim.

Gjermanët kishin mundësinë të shënonin më shumë gola, me rastet e shumta që krijuan, por përballë kishin një super-Navas, i cili bëri disa pritje fantastike, duke i mohuar golin bavarezëve në shumë raste.

Kështu PSG-ja merr një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen parë, me ndeshjen e kthimit që e luajnë në shtëpi.

FT| Bajern-PSG 2-3

Çupo-Moting 37′, Myler 60’/ Mbape 3′, 68′, Markinjos 28′

FORMACIONET ZYRTARE:

ba ps

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.