(VIDEO) Mahmood mbërrin në Prishtinë, publikohen pamjet nga takimi i tij me Dua Lipën

Aug 4, 2022 | 23:42
SHPËRNDAJE

Panorama plus/ Alessandro Mahmoud, i njohur profesionalisht si Mahmood, ka mbërritur në Kosovë. Ylli italian do performojë mbrëmjen e nesërme në ‘Sunny Hill Festival’ dhe ka flutuaruar drejt Prishtinës që sot. Duket se përveç provave, fituesi i ‘Sanremo’ do shijojë një natë në Festival dhe performancën e Duas’.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video nga momenti kur ai ka takuar yllin me origjinë shqiptare. Mahmood shihet në prapaskenat e festivalit me ambasadorin italian në Kosovë dhe Duan. Nga pamjet kuptojmë pak edhe nga look-u i Duas e cila shihet me flokë të kapura dhe një fustan me shkëlqim.

Për ata që nuk e dinë Mahmood është një kantautor italian. Ai u bë i njohur pasi konkurroi në sezonin e gjashtë të versionit italian të ‘X Factor’. Ai ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah Blanco me këngën “Brividi”. ‘Soldi’ u rendit e dyta në ‘Eurovision’.

© Panorama.al

Te lidhura