VIDEO/ Liverpuli shkatërron Sitin, tashmë Premierligën e kryeson Leisteri

Nov 21, 2015 | 18:40
SHPËRNDAJE

Liverpuli i Jurgen Klop ka shkatërruar 4-1 në transfertë sot Mançester Sitin, duke i dhënë mundësi skuadrës tjetër, të Leister Sitit që të ngjitet në krye.

LiverpuliLeisteri mposhti sot Njukasëllin dhe ngjitet kështu në krye të tabelës, pas një forme të shkëlqyer që po kalon sulmuesi i saj kryesor, Xhemi Vardi, që para 5 vjetësh luante në ligat amatore për 5 paund për ndeshje.

Sa i përket ndeshjes Siti-Liverpul, goli i parë erdhi nga një autogol i Mangalës, ndërsa më pas ishin Kutinjo dhe Firmino që trefishuan.  Siti shkurtoi diferencën me Agueron në pjesën e dytë, ndërsa golin e fundit e shënoi Martin Skërtel.

Man. City vs Liverpool#VIDEO Manchester City vs Liverpool 1-4

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Saturday, 21 November 2015

Çelsi rikthehet te fitorja

Çelsi është rikthyer më në fund te fitorja, teksa ka mposhtur ditën e shtunë skuadrën modeste të Noruiçit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Diego CostaGolin e vetëm për londinezët e Murinjos e shënoi Diego Kosta në pjesën e dytë, duke i dhënë trepikëshin në shtëpi “Bluve”.

Junajtid mposht ngushtë Uatfordin

Fitore ka arritur edhe Mançester Junajtid, i cili ka mposhtur 2-1 në transfertë debutuesit e Uatfordit.

Goli i parë u shënua nga Depai, ndërsa Denei shënoi golin e barazimit, pak para se të shënonte edhe një autogol që i dha fitoren Mançester Junajtid.

Arsenali zhgënjen ndaj Uest Bromuiçit

Arsenali ka pësuar një disfatë ndaj Uest Bromuiçit në transfertë. Djemtë e Vengerit shënuan të parët me Olivier Zhiru, mirëpo vendasit barazuan me anë të Morrison.

Mikel Arteta shkaktoi një autogol, ndërsa në minutat e fundit, Santi Kazorla humbi një penallti që vlente 1 pikë për Arsenalin.

RENDITJE DHE REZULTATE

Untitled-11

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura